Ahmet Emre Olur është një shtetas Turk të cilit i ka kaluar afatin 2-vjeçar për të qëndruar në vendin tonë dhe së fundmi është shoqëruar në Komisariatin e Rinasit.
Shtetasi kërkon kërkon azil politik pasi sipas tij, dëbimi nga Shqipëria mund të rrezikojë seriozisht jetën dhe njëkohësisht mund të diskriminohet për shkak të bindjeve politike në shtetin e Origjinës.
Bëhet me dije se personi në fjalë është gazetar por është shpallur në kërkim nga shteti turk pasi ka bërë disa kronika kundër qeverisë, ndërsa sipas avokatit të tij thuhet se i ka dërguar disa kërkesa shtetin tonë për azil, por nuk janë marrë parasysh, me arsyetimin se zyra e emigracionit është mbyllur.
Avokatët e tij në një letër drejtuar edhe Ministrisë së Brendshme, shprehen se familjarët e Ahmet Emre Olur shprehnin shqetësimin se i afërmi i tyre ishte shoqëruar në komisariatin e policisë Rinas, ku më pas kemi marrë dhe takim me drejtuesit e këtij komisariati dhe na kanë vënë në dijeni të faktit se ky shtetas kishte kaluar afatin 2 vjeçar në shtetin Shqiptar dhe për këtë fakt do të merrej vendim dëbimi