Dhjetra trupa janë varrosur në një varr masiv nga policia në qytetin lindor të Ukrainës, Luhanks.
Sipas guvernatorit të Luhansk, Serhiy Haidai, trupat e 150 personave janë varrosur në një varr masiv.Sakaq, trupat e viktimave janë të mbështjellë me qese plastike dhe me emra të shkruar mbi to, kjo për ta bërë më të lehtë dentifikimin e tyre kur lufta të mbarojë.
Në varrët masive janë trupat e pajetë të njerëzve që humbën jetën nga bombardimet e vazhdueshme ruse por edhe ata që kanë vdekur për shkaqe natyrore.
Në videot e publikuara duken kufomat në çanta të bardha me etiketa që mbajnë të shënuar emrin e tyre.
150 people were buried in a mass grave in Lysychansk
In the Luhansk region, the police have replaced the funeral homes, – says the head of the OBA Serhiy Haidai. pic.twitter.com/PVVyfTxld0
— Oriannalyla 🇺🇦 (@Lyla_lilas) May 25, 2022