Në një natë të madhe të futbollit britanik, Man.United zgjohet më në fund, rikthehet te fitorja dhe këtë e bën në klasiken përballë Liverpool. Në mbrëmjen e prezantimit të Casemiro-s, “djajtë e kuq” jo vetëm që shfaqën shenja jeta, por dhuruan një 90-minutësh shumë të bukur, futboll i shpejtë, raste për shënim, gola. Ten Hag hodhi në fushë një formacion ndryshe, duke lënë në stol Maguire dhe C.Ronaldo.
Në “Old Traford”, United mori shpejt kontrollin e lojës duke goditur shtyllën me Elanga. Në minutën e 16-të, Sancho me një veprim shumë të bukur në zonë dërgoi topin në rrjetë dhe tifozët në delir. Me një zbritje të shpejtë me fillimin e pjesës së dytë, United kapi “mat” Liverpool me Rashfard që dyshoi shifrat në minutën e 53-të.
“Djajtë e kuq” kishin mundësi të thellonin edhe më shumë rezultatin, por Alison mbajti Liverpool në lojë. Në minutën e 81-të, Salah ngushtoi shifrat në 2-1, por vetëm kaq, pa mund të shmang humbjen.
Më në fund, Man.United mund të marrë pak frymë, siguron tre pikët e para këtë sezon, por zhyt në krizë Liverpool. Ekipi i Jurgen Klopp është shumë larg emrit dhe pritshmërive, vetëm 2 pikë në 3 javë janë shifra që shqetësojnë shumë.