Policia greke ka arrestuar një të mitur në Greqi të akuzuar për trafik droge. Djali u ndalua për kontroll nga efektivët e ekipit të DI.AS në Heraklion i gjetën nëntë ‘hapa’ me gjithsej dhjetë gramë kanabis të papërpunuar me peshë nga një deri në 1.7 gram. Mësohet se i mituri është nga Shqipëria dhe është 17 vjeç.
Ai pretendoi se droga e gjetur në zotërim ishte për përdorim të tij. I mituri ka shprehur keqardhjen në kërkimin e faljes në hetuesi dhe ka pohuar se ka vendosur të përdorë kanabis për herë të parë me miqtë e tij, për ta provuar dhe se nuk e ka blerë për ta shitur.