I mjaftuan 6 muaj? Elseid Hysaj mund t’i japë lamtumirën Lacios për një ‘super ofertë’

Futbollisti shqiptar Elsaid Hysaj ka rreth 6 muaj që është pjesë e Lacios por duket se aq i ka mjaftuar për ti dhene lamtumrën pasi ka marrë një ofertë të papritur nga një skuadër e cila e ka kërkuar disa herë në të kaluarën, Atletiko Madrid.

Kjo e fundit sapo i ka shitur për rreth 15 milionë euro Kieran Tripier skuadrës së Njukasëllit dhe Diego Simeone është në kërkim të një lojtari i cili të luajë në krahun e djathtë të prapavijës.

Fakti që Hysaj mund të luajë edhe në të majtën e ka bërë atë shpesh një nga alternativat e preferuara të Simeones. “Tuttomercatoëeb” ka mësuar se pas shitjes së Tripier, ka pasur kontakte mes përfaqësuesve të Atletikos dhe drejtuesve të klubit bardhekaltër.

Përfitimi i një shifre të lartë nga një lojtar i afruar me parametër zero, nuk do ta bënte të mendohej gjatë presidentin e lacialëve, Klaudio Lotito. Ndaj nëse Hysaj ëndërron një eksperiencë në Spanjë, ky duket si momenti i duhur.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *