I mori 100 mijë euro për ta eleminuar/ Rrëfehet Nuredin Dumani: Pse nuk e vrava Endrit Doklen

Është zbardhur dëshmia e të pandehurit të drejtësisë Nuerdin Dumani.

Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se Nuredin Dumani,është shprehur se nuk donte që të vriste Endrit Doklën. Gjithashtu ka treguar se i ka marrë paratë Ervis Martinajt dhe se kërkonte konflikt me të.

Sipas dosjes hetimore, rezulton se Ervis Martinaj ka porositur vrasjen e Endrit Doklës.

Ndër të tjera sipas dosjes hetimore, rezulton se Ervis Martinaj ka porositur vrasjen e Endrit Dokles.

Dokle, rezulton i dënuar për veprat penale “Krijim i organizatës kriminale”, “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të organizatës kriminale.

Ndonëse ai i ka dhënë një shumë prej 100 mijë eurosh Dumanit, ky i fundit nuk ka pranuar që të eliminojë Doklen. Po ashtu, një tjetër detaj tronditës nga bota e krimit, e shkruar në dosjen hetimore tregon se Florenc Çapja ka porositur vrasjen e Sokol Sanxhaktarit, dhëndrit të ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdinit.

Po ashtu, Lala duke iu referuar dosjes hetimore të SPAK, thekson se Talo Çela akuzohet se vrau Fatmira Deden, ndërkohë që në kërkim është dhe Festim Çoli.

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *