I mori jetën 7-vjeçares, lihet në burg Arjan Tase

Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-shefin e Komisariatit Arjan Tasen, i akuzuar për vrasjen e 7-vjeçares Jonada Avdia teksa drejtonte gomonen në plazhin e Potamit në Himarë.

Prokuroria e Vlorës ka kërkuar që ish-efektivi që vrau me skaf 7-vjeçaren të hetohet me akuzën për veprën penale “vrasje me dashje indirekte”, ndërsa ka kërkuar masën e arrestit me burg, gjë e cila u pranua sot nga Gjykata.

Vrasja e kryer me dashje dënohet me burgim nga dhjetë deri në njëzet vjet, sipas Nenit 76 në Kodin Penal.

Në këtë mënyrë Prokuroria e Vlorës kundërshton qëndrimin e AMP-së, e cila kategorizoi dje ngjarjen në Himarë si “vrasje nga pakujdesia”.

Masa e sigurisë ndaj Arjan Tase u zhvilluar ditën e sotme ora 11:30 në gjykatën e Vlorës. Seanca drejtohet nga gjyqtare Viola Canaj, ndërsa prokurore Eranda Laze.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *