“Nëna monstër” e cila akuzohet se i ka marrë jetën foshnjës së saj në Florida të SHBA-së është dënuar me burgim të përjetshëm.
Mediat e huaja bëjnë me dije se djali 18-muajsh i gruas 36-vjeçare ka ndërruar jetë në vitin 2019 nga kequshqyerja. Mësohet se e ëma e tij, 39-vjeçarja Sheila O’Leary e ushqente foshnjën vetëm me fruta-perime të papërpunuara dhe qumësht.
‘Daily Mail’ shkruan se 39-vjeçarja ishte vegane dhe se ajo ndiqte dieta strikte, duke rrezikuar kështu edhe jetën e djalit të saj.
Ndërsa mësohet se në momentin e shpalljes së dënimit nga Gjykata, 39-vjeçarja nuk tha asgjë teksa ka pranuar dënimin e dhënë nga gjykata në heshtje.