Gazetari Alfred Lela do të jetë drejtor i komunikimit dhe zyrës së shtypit në Partinë Demokratike.
Lajmi është konfirmuar nga kreu i Rithemelimit, Sali Berisha.
Sakaq, Lela shtoi se drejtoresha e Komunikimit, Floriana Garo që deri më sot e mbante atë post, do të jetë vetëm zëdhënëse.
“Shumë shkurt, pse jam unë këtu, përse i bashkohem Rithemelimit të Partisë Demokratike. Kemi kohë që flasim për hapje, hapje e hapje. Dua të them edhe që do të jtë thelbi i aksionit politik në PD. Do të fokusohemi tek kauzat e të gjitha neneve, dua që të mos e zgjas më shumë sepse ajo që do të komunikojmë se çfarë do të bëjmë, do të flitet edhe në vijim. Do të jem drejtor i Kominikimin e zyrës së shtypit, ndërsa Floriana Garo do të jetë vetëm zëdhënëse. Nuk ka duplikime rolesh, ka vetëm gjëra të përbashkëta mes nesh, në role të caktuara”, tha ai.