I moshuari denoncon të riun në Polici: E gënjeu ma përfshiu nipin në lojërat e fatit

Një i moshuar me iniciale B.B, 72-vjeç ka denoncuar në Policinë e Cërrikut një 22-vjeçar pasi sipas tij ai i kishte përfshirë nipin në veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit.

I riu i identifikuar me inicialet K.C po procedohet nga ana e Bluve të Cërrikut.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin K. C., 21 vjeç, banues në Cërrik, pasi ka kallëzuar shtetasi B. B., 72 vjeç, se shtetasi K. C. i ka mashtruar nipin e mitur për ta përfshirë në veprimtari të kundërligjshme të lojërave të fatit.

Vijon puna për verifikimin e plotë të kallëzimit të shtetasit B. B.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *