Një i moshuar është gjetur pa shenja jete brenda një pusi me ujë mbrëmjen e së hënës (15 prill). 83-vjeçari me iniciale N. Ll., banues në fshatin Eçmenik, dyshohet se është vetëmbytur. Sipas deklarimeve të familjarëve të tij, rezulton se ky shtetas vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ishte larguar nga banesa, ditën e sotme
Njoftimi i policisë:
Devoll/Informacion paraprak. Mbrëmjen e sotme, në fshatin Eçmenik, në një pus me ujë, është gjetur i pajetë, dyshohet i vetëmbytur, shtetasi N. Ll., 83 vjeç, banues në fshatin Eçmenik. Nga të dhënat e para dhe deklarimet e marra familjarëve të tij, rezulton se ky shtetas vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ishte larguar nga banesa, ditën e sotme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.