Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vorë ku një shtetas ka goditur me mjet prerës tip sëpatë bashkëshorten e tij. Fatmirësisht e moshuara ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sakaq, uniformat blu bëjnë me dije se autori është shoqëruar në komisariat.
Vorë/Informacion paraprak
Më datë 01.05.2023, në Vorë, shtetasi Q. B., 70 vjeç, dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (sopatë) bashkëshorten e tij, shtetasen V. B., 68 vjeçe.
Si pasojë 68-vjeçarja është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Autori i dyshuar është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
E rëndë në Vorë! E moshuara qëllohet me sëpatë nga bashkëshorti (Emrat)