I ndërpreu pagesat / Vesho mallisti nis të sulmojë Arben Ahmetajn, gjoba zyrtarëve duke keqpërdorur emrin e Altin Dumanit

Elvi Fundo allias Vesho mallisti, me disa dosje penale në Gjermani, Prokurorinë e Tiranës dhe SPAK, për pastrim parash, korrupsion, ndikim të paligjshëm dhe gjobëvënie, ka nisur të sulmojë Arben Ahmetajn, pasi ky i fundit ndërpreu pagesat ndaj Veshos për të sulmuar fillimisht kreun e SPAK-ut Altin Dumanin dhe më pas gazetarët që zbuluan fakte për rolin e Ahmetajt në dosjen e inceneratorëve.
Për muaj me radhë, ish torba e Ridvan Bodes në Ministrinë e Financave, Elvi Fundo, i cili ka shkurtuar njërin vesh me para gjobash, sulmoi me tezgën e tij mediatike kreun e SPAK-ut Altin Dumanin, me sponsorizim të Arben Ahmetajt, siç edhe ky i fundit ka deklaruar në rrethe të ngushta politike dhe mediatike

.

Vesho ndërkohë mori në mbrojtjes prokurorin Klod Braho, i cili kishte fshehur provat e rolin e Ahemtajt. Pas kallëzimit të gazetarit Adriatik Doçi, dosjen e mori në dorë Dumani, i cili pas 3 muajsh hetime goditi Ahmetajn.

Ish zëvëndëskryeministri Ahmetaj duket se nuk po arrin t’a përballojë me pagesa Vesho mallistin nga arratia ose nuk sheh më interes për të investuar tek një personazh i diskretituar, pa asnjë mik, psikik dhe në nën degradimin e kokainës.

Jo vetëm kaq, në rrëfimin e tij të dytë, Ahemtaj hodhi akuza mbi disa sponsor të Vesho mallistit brenda qeverisë.

Duke e bazuar çdo raport në interes zarfesh, Vesho mallisti ka nisur menjëherë sulmet ndaj Arben Ahmetajt, me teneqen e tij mediatike dhe TV dhomë e kuzhinë.

Vështirë të besohet se Tigri është zhgënjyer nga Vesho. Vesho mallisti sulmoi edhe Filip Çakullin, i cili e kishte marrë nga rruga edhe futi në punë te Fiksi, sulmoi Flamur Nokën të cilit i masazhonte shpatullat në PD, i vuri gjobë pritetit grek në Korçë, i cili e kishte rritur në prehër, sulmoi One sapo i ndërpreu reklamën, sulmoi AKSHIN sapo u ndaluan pagesat etj.

Gjoba duke qekpërdorur emrin e Dumanit

Prapaskena është sinjalizuar se ish zyrtari i PD, Vesho mallisti, po kepërdor emrin e kreut të SPAK-ut, Altin Dumani, duke hyrë në pazare me ish drejtorë, ministra dhe ish ministra me dosje në SPAK, duke u premtuar lehetësim të pozitave të tyre me pretendimet se raport të ngushtë me Altin Dumanin, se e thërret në takim nga dera e paskem e SPAK dhe pa u regjistruar etj.

Si elemente shtesë, Vesho i paraqet subjektit edhe disa kthim përgjigje për informacion nga zëdhënësja e SPAK-ut, përgjgije që në fakt nukntregojnë ndonjë rol të veçantë të Veshos te Dumani, pasi përgjigje të tilla janë standarde për çdo media që kërkon informacion.

Nisur nga autoriteti moral i z. Dumani, vështirë të besohet se kreu i SPAK mund t’i japë akses një mutacioni mediatik për të folur në emrin e tij dhe aq më tepër për të hyrë në pazare me subjekte të SPAK.

Rreth Vesho mallistit

Prapaskena ka kthyer në presonazh popullor Vesho mallistin, me fakte, evidenca dhe prova, ashtu siç është në realitet; mutacion mediatik, themelues i gjobëvënies, që shkurtoi njërin vesh me para gjobash, torba e korrupsionit të Ridvan Bodes në Ministrinë e Financave, ish anëtar bordesh shtetërore, bir i një spiuni të ish Sigurimit të Shtetit me pseudonimin Voltmetri, që pastron para gjobash, shantazhon dhe shpif me pagesë, që u lëpinë prapanicën gjysmës së qeverisë që e paguan për të sulmuar gjysmën tjetër, me TV dhomë e kuzhinë të pallati i Ben Relit, për të cilin i kërkoi leje ndërtimi Veliajt, ‘gazetar’ me shtëpi në Gjirin e Lalzit, që mbush hundët me kokainë nëpër mejhane, skafe dhe saraje oligarkësh, që paguhet nga ish ministra në kërkim për të sulmuar gazetarë dhe botues, kronikan i Belo Ezmerit, bythëlëpirës i të gjithë oligarkëve me teneqet e tij mediatike etj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *