“Partia Socialiste do të fitojë nëse do të vijojë të jetë opozitë e vetvetes”, kështu u shpreh kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Asamblesë së PS.
Gjithashtu Rama theksoi se Partia Socialiste do të vazhdojë reformimin.
Sipas tij forcimi i marrëdhënieve me përfaqësuesi e popullit dhe popullin është edhe një nga synimet kryesore.
Ndër të tjera, shtoi se mbështet kërkesën e sekretari të Përgjithshëm të PS , Damian Gjiknuri për zgjerimin e sekretariatit.
“Do të kalojmë në sesionin tjetër ku përveç fjalës sime si zakonisht do të ketë fokus në disa drejtime të rëndësishme , do të flasim për Këshillimin Kombëtar, rezultatet që do të publikohen nga qeveria nesër. Çështja e angazhimit politik si një çështje shumë e madhe sot, e këndvështrimit shoqëror dhe politikës, duke pasur parasysh domosdoshmërinë e një hapje të vazhdueshme të politikës për të tjerët, natyrisht për të rinjtë, por edhe për forca të tjera të shoqërisë,.
Këtu sfidën e madhe të kësaj partie që mendoj do ta fitojë nëse do të jetë opozitë e vetvetes në sensin më të mirë të fjalës dhe do të ecë me ritmin e një vetëreformimi organik, pa pritur që të tjerë të vënë në pah nevojën për reformim. Po ashtu është pjesa që ka të bëjë me sfidat e procesit legjislativ dhe sfida më e madhe e pazgjidhur e një marrëdhënie të re organike mes përfaqësuesve të zgjedhur nga njerëzit dhe zgjedhësit e tyre. Po ashtu të gjithë sekretarët do të raportojnë përpara Kongresit . Me kërkese të sekretarit të përgjithshëm e konsideroj të nevojshme që Kongresi të marrë në konsideratë zgjerimin e sekretariatit me dy sekretarë të tjerë.
Diskutimet do të lidhen edhe më këndvështrimin e punës së mëtejshme të sekretariatit dhe statusin e PS. Kjo është pamja e Kongresit për të mos hyrë detaje të tjera”, tha ndër të tjera Rama.