Ka përfunduar me arrestimin e 4 personave një sherr në në San Felice a Cancello në zonën e Casertës, sherri ka ndodhur mes italianëve dhe shqiptarëve .
Mediat italiane raportojnë se një 36-vjeçar italian i kishte ngacmuar të dashurën 21-vjeçarit shqiptar.
Në momentin që arriten në vendngjarje karabinierët e gjetën 36-vjeçarin duke debatuar me 21-vjeçarin, të dy të mbështetur nga burra të tjerë.
Italianët dhe shqiptarët ishin duke u përleshur me gurë dhe shkopinj, shkruajnë mediet italiane.
Karabinierët arritën me vështirësi t’i bllokonin. Dy shqiptarët dhe dy italianët u arrestuan dhe janë në pritje të gjykimit.