Australia ka regjistruar ditën më të nxehtë në dekadat e fundit, pasi termometri në një qytet të largët bregdetar shënoi 50.7 gradë Celsius.
Një temperaturë e tillë në Onslou, në Australinë Perëndimore, ishte parë më parë në vitin 1962 në Australinë e Jugut. Sipas mediave lokale, temperatura mesatare në qytet në këtë periudhë të vitit është 36.5 gradë celsius.
Ndërsa dy qytete të tjera, Mardi dhe Robwrn, raportuan temperatura mbi 50 gradë celsius. Departamenti i Meteorologjisë, tha se akumulimi i ajrit të nxehtë në rajon është shkaktuar nga mungesa e stuhive. Autoritet kanë këshilluar qytetarët të bëjnë kujdes shtesë dhe të qëndrojnë në ambiente të mbyllura me ajër të kondicionuar.
Këto temperatura ekstreme vinë pasi Australia u përfshi nga zjarre masive muajin e kaluar ku shumë njerëz u evakuuan ndërsa dëmet ishin të mëdha.
Bota tashmë është ngrohur me rreth 1.2C që nga fillimi i epokës industriale dhe temperaturat do të vazhdojnë të rriten nëse qeveritë në mbarë botën nuk ndërmarrin masa.
/Priza.al/