Një shtetas 47-vjeçar është proceduar në gjendje të lirë, pasi i ka ofruar një shumë parash punonjësve të Policisë Rrugore.
Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndaluar në Kombinat, automjetin me drejtues shtetasin me inicialt I. P. pasi është konstatuar duke përdorur aparatin celular dhe pa vendosur rripin e sigurimit.
Me qëllim shmangien e gjobës për shkeljet e kryera, 47-vjeçari i ka ofruar punonjësve të Policisë një shumë parash.
Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për drejtuesin e automjetit, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.