I pakënaqur në Romë, zbulohet destinacioni i qendërmbrojtësit kuqezi

Qendërmbrojtësi kuqezi Marash Kumbulla është vendosur në shenjestër nga Napoli. Ekipi i Spallettit ka nevojë për ndërhyrje gjatë merkatos së janarit dhe mediat italiane bashkohen të gjitha në një pikë se Napolit i duhet me çdo kusht një qendërmbrojtës.

Kumbulla

Pas largimit të Manolas, drejtori sportiv, Giuntoli ka vendosur Kumbullën në krye të listës, një lojtar që e njeh shumë mirë, që kur ishte pjesë e Verona, ndërsa tentoi ta merrte edhe gjatë merkatos së shkuar, por në fund qendërmbrojtësi kuqezi u transferua tek Roma.

Në kryeqytet, Kumbulla e ka të vështirë të fitojë një fanellë titullari, është e qartë që Jose Mourinho nuk e ka preferencë të parë. Giuntoli e njeh mirë situatën e Kumbullës dhe do të tentojë gjatë janarit të bind futbollistin shqiptar ti bashkohet mikut të tij Rrahmani në Napoli.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *