Në sherrin mes të rinjve në Gjermani, ka mbetur i plagosur rëndë një 25-vjeçar shqiptar. Sipas mediave gjermane, bëhet me dije se në pranga ka përfunduar një rumun.
Ky i fundit sipas Policisë është “miku” i një prostitute që punon në “bordellon” ku edhe u bë sherri masiv.
Mësohet se shqiptari ishte i pakënaqur me shërbimet seksuale dhe donte të ktheheshin paratë. “Shoku” i prostitutës dhe 25-vjeçari u takuan para “bordellos” dhe aty nisi sherri ku rumuni kërcënoi shqiptarin me një thikë, duke i shkaktuar plagë në shpinë dhe kokë. Megjithatë raportohet se shqiptari është jashtë rrezikut.
Për të riun rumun, autoritetet kanë lëshuar një urdhër arresti, pasi akuzohet për tentativë vrasje, ndërsa disa persona të tjerë, të cilët u arrestuan ditën kur ndodhi ngjarja janë lënë të lirë.
/Priza.al/