“Një profesionist i pamëshirshëm dhe i saktë!” Kështu e përshkruan media italiane “L’Espresso”, vrasësin e Fabrizio Piscitelli, që sipas tyre është shqiptar.
Media italiane shkruan se vrasësi i tij është ekzekutuar në Shqipëri nga kriminelë. Ata vijojnë duke shkruar se vrasësi 40-vjeçar është kapur në Shqipëri nga persona të paidentifikuar të cilët e kanë torturuar dhe më pas e kanë vrarë.
Më tej, në artikull bëhet e ditur se shqiptari është torturuar nga klanet që ndodhen në Shqipëri.
Sipas artikullit, vrasësi shqiptar i Piscitellit është i njëjti që ekzekutoi me plumb në kokë në një plazh të Romës edhe Selavdi Shehajn, me pseudonimin “Tarzani”, një trafikant shqiptar i drogës.
Prokuroria italiane po e heton ngjarjen si vrasje mafioze.
Më 7 gusht 2019 Fabrizio Piscitelli u vra në parkun e Ujësjellësit në Romë. Figura e shquar e tifozëve te Lacios, 53 vjeç, Piscitelli ishte i njohur në qarqet e ultrazërit të Lazios me pseudonimin Diabolik. Dy vjet pas atij krimi ende nuk ka asnjë fajtor.
/Priza.al/