Presidenti Federal i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier do të vizitojë ditën e nesërme Shqipërinë.
Steinmeier do të pritet nga presidenti Bajram Begaj në orën 10:00, ndërsa në orën 10:55 do të fillojë konferenca e përbashkët mes dy krerëve të shtetit.
Nga ora 11:30-12:00, Steinmeier do të mbajë fjalën përshëndetëse në Kuvendin e Shqipërisë.
Kjo shënon vizitën e parë të një presidenti gjerman në Republikën e Shqipërisë në 27 vite.
Axhenda e plotë:
Enjte, 1 dhjetor
Mbërritja në mëngjes në Tiranë, Shqipëri
Ora 10.00, Pritja nga Presidenti Bajram Begaj me nderime ushtarake.
Takim kokë më kokë
Ora 11.00 Konferencë për shtyp me Presidentin e Republikës së Shqipërisë
Ora 11.30, Presidenti gjerman mban fjalim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë
Ora 12.15, Varrezat e Dëshmorëve të Kombit,
Ceremonia e vendosjes së kurorave pranë Monumentit të Nënës Shqipëri
Ora 12.45, Drekë e shtruar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë
Ora 14.30, Takim me kryeministrin Edi Rama
Ora 15.15, Në gjimnazin “Sami Frashëri”. Bisedë me nxënës nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor
Ora 16.30, Vizitë tek muzeu “Shtëpia e Gjetheve”
Ora 20.00 Pritje e organizuar nga Ambasadori Gjerman
E premte, 2 dhjetor
Ora 9.45, “Lufthansa Industry Solutions” Takim me përfaqësues gjermanë të bashkëpunimit të biznesit dhe zhvillimit për tërheqjen e punëtorëve të kualifikuar dhe për trajnimin profesional
Ora 12.30, Drekë në Berat organizuar nga kryebashkiaku Ervin Demo
Ora 14.15, Vizitë në Xhamia Mbret dhe Teqenë Halveti
Ora 14.45 Vizitë në Kalanë e Beratit
Në mbrëmje largimi nga Shqipëria drejt Berlinit.