Puka është bashkia e parë në vend që bën të detyrueshëm vaksinimin kundër Covid-19 për punonjësit e administratës.. Vendimi është marrë nga kryebashkiaku i Pukës, Gjon Gjonaj.
Gjonaj kërkon që punonjësit e administratës të sjellin kartelën e vaksinimit kundër COVID-19, ose në të kundërt duhet të paraqesin rezultatet e tamponit çdo javë.
Gjonaj ka marrë vendim gjithashtu për rikthimin e dezinfektimeve masive në qytet dhe institucione, për shkak të rritjes së numrit të rasteve gjatë ditëve të fundit. “Kush nuk vaksinohet, çdo javë të sjell rezultatet e tamponit. Është koha të respektojmë jetën”, ka deklaruar Gjonaj.
/Priza.al/