Edhe pse prej muajsh i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, dy ish-konkurentët e Për’puthen Andi Shehi dhe Melisa Lleshi, vijojnë të komentohen në rrjet. Së fundmi, Andi ishte i ftuar në një intervistë për “Shqipëria Live”, dhe sigurisht që nuk munguan pyetjet rreth Melisës. Por me sa duket Andi e ka hedhur pas krahëve historinë me këngëtaren dhe ka nisur një romancë të re.
Gjatë intervistës ai tregoi se tashmë e ka hequr mendjen nga ish-konkurentja e ‘Për’puthen’ dhe se është shumë i lumtur në jetën që po bën. “Ndoshta nuk harrohet, por plumbi del me plumb”,- u shpreh ai. Më pas ai u pyet për një lidhje të mundshme me një vajzë tjetër, por Andi vendosi të mos ndajë shumë detaje dhe u treguar i rezervuar.
“Se di, jam shumë i lumtur për momentin dhe po përjetoj një ndjesi që se kam përjetuar më parë. Mund të them që jam i lumtur. Nuk është person i njohur dhe nuk merrem kurrë me njerëz të televizionit, asnjëherë. Nuk dua të flas më shumë”- u shpreh ai.
Ai deklaroi se është penduar që ka hyrë në ‘Për’puthen’, madje edhe se është lidhur me Melisën. “Jam bërë pishman që në hyrjen tek ‘Për’puthen’ e deri tek lidhja me Melisën. Nuk do të doja të ekzistonin nëse do ta ktheja kohën pas”,- u shpreh Andi.
Në lidhje me lajmet që qarkulluan dhe aludimet se Melisa mund të ketë nisur një romancë me reperin Majk, komenti i Andit ishte: “Nuk më intereson fare. Nuk kam asnjë ndjesi, nuk më intereson.”