Sëmundja e kancerit është një sëmundje e cila fillon me një rritje të pakontrolluar të qelizave anormate, të cilat mund t’i sulmojnë indet dhe organet tjera.
Deri më tani thuhet se faktorët që rrisin rrezikun për kancer janë: hormonet, viruse dhe baktere të caktuara, karakteristikat ekologjike dhe biologjike. Por është provuar se dhe mënyra negative e të jetuarit rrit rrezikshmërinë, ku ndikon prija e duhanit, stresi etj.
Priza.al sjell në vëmendjen tuaj disa nga ushqimet që shkaktojnë kancer dhe që duhet të bëjmë kujdes në konsumimin e tyre:
Pijet me gaz
Ndër pijet më me rrezikshmëri jo vetëm pse përmban shumë sheqer por sepse këto pije përmbajnë pigmente artificiale të ngjyrës karamel.
Mishi i kuq në zgarë
Gatimi i mishit të kuq në zgarë rrezikon ta shkaktojë kancer nga temperaturat shumë të larta që duhet për të gatuar mishin.
Kokoshkat e gatuara në mikrovalë
Gjalpi që i hedhim kokoshkave gjatë momentin që i janë në mikrovalë dhe toksinat gjatë gatimit janë të dëmshme gjatë përdorimit.
Ushqimet e konservuara, sidomos domatet
Kanaçet që përdoren për ushqim të konservuar përmbajnë kimikatin BPA. Domatet janë shumë të shëndetshme por paketimi i humbet vlerat ushqimore të tyre.
Vajra vegjetalë
Vaji nga perimet nuk është i bërë i gjithi në mënyrë natyrale por përmban disa procese kimike që përzihen në të.
Salmoni i kultivuar
Salmoni është njëri ndër ushqimet me më shumë proteinë. Salmoni i kultivuar në ferma nuk është zhvilluar në mënyrë natyrale por është i ushqyer me kimikate, pesticide dhe antibiotikë të ndryshëm.
Sheqeri diabetik
Sheqeri idabetik është i përbërë nga disa kimikate dhe përsa i përket sigurisë së përdorimit të tij nuk ka shumë të dhëna.
Mielli i bardhë
Procesi i rafinimit të miellit humb shumë vlera ushqyese.
Frutat jo organike
Frutat janë shumë të shëndetshme por pesticidet në to ndikojnë në mënyrë negative.
Mishi i përpunuar
Procesi i përpunimit të mishit duke vendosur shumë kripë dhe kemikate shkakton rrezik të madh.
Patatina
Kripa dhe ngjyra artificiale janë të rrezikshme për organizmin.
Ushqime të përpunuara
Këto ushqime janë të përpunuara që t’u rezistojnë dëmeve dhe rreziqeve të jashtme.
Alkooli
Për alkoolin ka informacione të mjaftueshme prandaj duhet që të pini sa më pak alkool.
Sheqeri i përpunuar
Kanceri shfaqet më shumë aty ka ka më shumë sheqer kështu që qëndroni larg gjërave të ëmbla.
Gjalpi
Është konsideruar si i shëndetshëm por përbërja e tij nga vaji i perimeve vegjetale vërteton të kundërtën.
Ushqimi dietike
Ushqimi dietal përmban sheqerna artificiale që të zëvendësojnë dhjamin e humbur gjatë dietës.
Sufllaqet
Ndër ushqimet më të preferuara por që përmbajnë shumë kripë dhe vaj që është rrezik i madh ndaj kancerit.