I përdorim të gjithë, por këto dy erëza përmbajnë sasi të mëdha të metaleve të rënda

Barishtet dhe erëzat e thata janë shtesa të jashtëzakonshme në ushqime, si për sa i përket shijes ashtu edhe përfitimeve shëndetësore.

Por tani, një raport i ri thotë se shumë prej tyre përmbajnë sasi “shqetësuese” të metaleve të rënda si arseniku, plumbi dhe kadmiumi – duke përfshirë dy nga më të njohurat, rigon dhe trumzë.

Consumer Reports publikoi së fundmi një studim ku ekipi i tij testoi 126 produkte nga disa prej markave më të mëdha të erëzave dhe bimëve në mbarë botën, duke përfshirë McCormick, Whole Foods, Trader Joe’s dhe të tjerë.

Ndërsa metalet e rënda u gjetën në erëza dhe barishte të thata nga të gjitha kompanitë e ndryshme, rigoni dhe trumza kishin nivele që ekspertët thanë se “tejkalonin sasinë maksimale që dikush duhet të konsumonte në një ditë”. Edhe më keq, ky ishte një problem pa marrë parasysh markën apo produktin.

Ata thonë se ka akoma më shumë punë për të bërë, por ata supozojnë se kjo është për shkak të faktit se pjesa më e madhe e tokës ku rriten këto barishte dhe erëza është plot me pesticide dhe kimikate që futen në vetë bimët.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *