Shtetasi 45-vjeçar me inicialet U.T është vënë në prangat e policisë së Dibrës pasi rezultonte në kërkim për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Ai ka qenë pjesë e një konflikti me armë të ndodhur në qershor të vitit 2019, ku dy në vendin e quajturdy vëllezërit A.T dhe M.T( të arrestuar), kanë plagosur me armë zjarri shtetasin B.D. 45-vjeçari i arrestuar ishte dënuar me 8 muaj ‘arrest me burg’ pasi ka qenë prezent në ngjarje por ka kryer veprime duke penguar zbulimin e së vërtetës.
Njoftimi:
DVP Dibër
Vijon puna për kapjen e shtetasve në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.
Ishte pjesë e një konflikti me armë zjarri ndodhur mes disa shtetasve, në qershor të vitit 2019 dhe kreu veprime për të penguar zbulimin e së vërtetës, kapet dhe vihet në pranga 45-vjeçari që ishte i shpallur në kërkim
Forcat e Posaçme Operacionale në DVP Dibër në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e suguruara përmes inteligjencës informative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, menjëherë kanë organizuar punën dhe si rezultat kanë ndaluar shtetasin U. T., 45 vjeç, banues në Bulqizë.
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim , për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër kishte caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arerst në Burg”.
Në qershor të vitit 2019, në vendin e quajtur “Unaza e re”, dy vëllezërit A.T dhe M.T( të arrestuar më parë nga Policia), kanë plagosur me armë zjarri shtetasin B.D. Si rezultat i hetimeve të thelluara ka rezultuar se pjesë e këtij konflikti ishte dhe shtetasi U.T., i cili gjatë dhe pas ngjarjes, ka kryer veprime duke penguar zbulimin e së vërtetës së kësaj ngjarjeje.