Një shqiptar është arrestuar nga autoritetet greke pasi po tentonte të kalonte në Greqi.
Shqiptari ishte shpallur në kërkim dhe rezulton me urdhër arresti europian nga autoritetet franceze, i dënuar me gjashtë vite burg “për rast të veçantë të mbrojtjes së prostitucionit”, “pjesëmarrje në një komplot kriminal” dhe “trafikim i qënieve njerëzore i kryer kundër shumë individëve”.