I përfshirë në trafik droge, konfiskohen pasuritë e Dedë Pjetrit dhe familjarëve të tij

Dedë Pjetrit i janë konfiskuar 9 pasuri të tij dhe familjarëve të tij.

GJKKO ka vendosur konfiskimin e 3 arëve, 4 troje dhe 2 njësi shërbimi, pasi dyshohet se janë siguruar përmes aktivitetit kriminal.

Një pjesë të pasurive të fituara si rrjedhojë e aktivitetit kriminal dyshohet se këta shtetas i kanë transferuar në Shqipëri duke kryer investime të ndryshme. Sipas letërporosisë nga hetimet e kryera në Hollandë ka rezultuar se shtetasit Ilirjan Memia, Valentin Selaj, Florenc Guri, Erion Koleci, Ded Pjetri dhe Jorgo Ëajtaszczyk prej disa viteve kanë aktivitet kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike të llojit kokainë duke e trafikuar atë nga vendet e Amerikës Latine për në portin e Amsterdamit dhe me pas në vendet e tjera të Evropës si Angli, Itali etj. Gjatë këtyre hetimeve, këtyre shtetasve u janë sekuestruar sasia prej 97 kg lëndë narkotike e llojit kokainë dhe 16 kg heroinë”, thuhej në njoftimin e 2020 nga SPAK.

Njoftimi i plotë;

Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, sot më datë 11.05.2022, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u shpall vendimi lidhur meçështjen me nr. 57 akti, datë 07.03.2022regjistrimi,mbi ankimin esubjektit D.P. dhe personave të afërm, lidhur me “Vendimin nr. 23, datë 29.10.2021të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka disponuar mbi konfiskimin e disa pasurive”,ku trupi gjykues i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i përbërë nga gjyqtarët Nertina Kosova, Saida Dollani dhe Daniela Shirka vendosi:

-Ndryshimin e vendimit nr. 23, datë 29.10.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar si më poshtë:

I.Konfiskimin dhe kalimin në pronësi të shtetit të pasurive:

1)Lloji i pasurisë arë, nr. {…}, ZK {…}, vol {…} faqe {…}, adresë {…}, me sipërfaqe totale 1 000 m2, datë regjistrimi {…}, në emër të shtetases D.P. (Gj.).

2) Lloji i pasurisë truall, nr. {…}, ZK {…}, vol {…}, faqe {…}, adresa {…}, me sipërfaqe totale 347.70 m2, datë regjistrimi {…} bashkë me një godinë banimi dy katëshe miratuar leja e legalizimit nr. {…} datë {…} (sipërfaqe e katit përdhe 97.7 m2, sip e katit të parë 135 m2); në emër të shtetasit M.P.

3)Lloji i pasurisë truall, pasuria nr. {…}, ZK {…} vol {…} faqe {…}, adresa {…}, me sipërfaqe totale 300.10 m2, data e regjistrimit {…}, bashkë me një godinë banimi tre katëshe miratuar leja e legalizimit nr. {…} datë {…} (sipërfaqe e katit përdhe 88.4 m2, sipërfaqe e katit të parë 125.5 m2 dhe sipërfaqe e katit të dytë 125.5 m2) në emër të shtetasit D.P.

4)Lloji i pasurisë truall, pasuria nr. {…}, ZK {…}, vol {…}, faqe {…}, adresa {…}, me sipërfaqe totale 232.80 m2, datë regjistrimi {…}, bashkë me një godinë banimi një katëshe për të cilën është miratuar leja e legalizimit nr. {…} datë {…} (sipërfaqe e katit 93.3 m2); në emër të shtetasit I.P.

5)Lloji i pasurisë Njësi, pasuria nr. {…}, ZK {…}, vol {…}, faqe {…}, adresa {…}, me sipërfaqe totale 230.60 m2, data e regjistrimit {…}, në emër të shtetasit I.P.

6)Lloji i pasurisë arë, nr. {…}, ZK {…}, vol {…}, faqe {…}, adresa {…}, me sipërfaqe totale 1000 m2, data e regjistrimit {…}, në emër të shtetasit L.P.

7)Lloji i pasurisë truall, pasuria nr. {…} ZK {…} vol {…} faqe {…}, adresa {…}, me sipërfaqe totale 403.80 m2, datë regjistrimi {…}, bashkë me një godinë banimi një katëshe, miratuar leja e legalizimit nr. {…} datë {…} (godinë banimi 1 kat, sipërfaqe e katit 143.8 m2); në emër të shtetasit L.P.

8)Lloji i pasurisë arë, pasuria nr. {…}, ZK {…}, vol. {…}, faqe {…}, adresa {…}, me sipërfaqe totale 1000 m2, data e regjistrimit {…}, në emër të shtetasit L.P.

9)Lloji i pasurisë njësi, nr. {…}, ZK {…}, vol {…}, faqe {…}, adresa {…}, me sipërfaqe totale e pasurisë 256.30 m2, datë regjistrimi {…}, në emër të shtetasit L.P.=

II.Lënien në fuqi të vendimit nr. 23, datë 29/10/2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për pjesët e tjera të tij.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *