Së fundmi, pallati mbretëror ndau portretin e ri të familjes mbretërore, ku qartazi u duk se nuk kishte vend për Princ Harry-n dhe Meghan Markle. Pas këtij momenti, fotografi Misan Harriman ndau një foto bardhë e zi të Meghan dhe Princ Harry-t duke qëndruar afër teksa shtrëngonin duart me njëri-tjetrin.
“Duka dhe Dukesha e Sussex-it pak momente përpara se të merrnin pjesë në ceremoninë e hapjes së ‘OneYoungWorld’ muajin e kaluar”, shkroi Harriman në foton në Instagram.
Ky imazh u komentua gjatë si një përgjigje për foton e publikuar të Mbretit Charles III, bashkëshortes së tij Camilla, Princit William dhe Kate Middleton.
Në këtë foto mungojnë princ Harry dhe Markle, duke dhënë më tej prova se situata mes familjes mbretërore dhe çiftit është e tensionuar.