I plasi goma e kamionit, ndërron jetë 53-vjeçari (Emri)

Punonjësi i një gomisterie ka humbur jetën ditën e somte në Lezhë teksa punonte. Viktima ka qenë duke fryrë gomën e një kamioni kur ajo ka plasur duke i marrë jetën.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Spitenit”, në superstradën Lezhë-Milot, në një servis automjetesh.

Policia bëri me dije se viktimë mbeti shtetasi S. M. 53 vjeç. Gomisti Spas Milloshi, nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra nga shpërthimi i gomës së kamionit.

Lezhë / Informacion paraprak

Rreth orës 08:30, në një servis automjetesh në afërsi të Kryqëzimit të Spitenit, shtetasit S. M. 53 vjeç, gomist pranë servisit, duke punuar, i ka shpërthyer një gomë automjeti, e për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *