‘Vëllai i Madh’ në Big Brother Vip i ka plotësuar dëshirën aktores dhe banores së shtëpisë më të madhe.
Gjatë spektaklit të mbrëmshëm,asaj i erdhi një surprizë me parashutë nga ajri, dhe ishte piloti i saj i zemrës të cilin kishtë shfaqur dëshirë ta takonte nga afër.
Madje me nota humori, në dhomën e rrëfimit ajo ka treguar se kur ta kishte atë afër do ‘i shprehte edhe dashurinë duke i thurur një poezi.
Monika e falenderoi pilotin i cili u bë pjesë e kësaj surprize dhe e pyeti nëse është beqar, por me shaka ai ju përgjigj se nuk i lëjohet të japë informacione nga jashtë.
Kur parashuta erdhi banorët nga ana tjetër nisën diskutimet rreth personit që ka dërguar mesazhin.
“E ka bërë Sabiani”, tha Arjola.
“E ka bërë PM”, tha Sarah, meqë parashuta kishte flamurin e Kosovës.
“E ka bërë PM ose fansat e mi kosovar”, tha Monika e emocionuar.
“Unë mendoj se e ka bërë piloti”, shtoi Einxhel.
Aktorja e cilësoi si një surprizë shumë të bukur që do ta mbajë mend gjatë.
Donaldi tha me shaka se parashuta po lëvizte shumë pranë tokës dhe drejtuesi i saj po e bënte qëllimisht.
Donaldi: E pe çfarë ngjyre i kishte sytë”.
/Priza.al/