I preku këmbën, Igli reagon ashpër ndaj Semit, ndërhyn Einxhel e revoltuar

Një ndër banorët më të rinj që i është bashkuar ‘Big Brother Vip’ është aktori dhe pedagogu i njohur Igli Zarka.

Menjëherë pas hyrjes së tij kanë nisur debatet e para, pasi Zarka është shprehur që ditën e parë që në lojë nuk ishte futur për të gjetur shokë apo “vëllezër” dhe s’kishte ndërmend të afrohej me askënd.

Së fundmi, Zarka nuk ka toleruar prekjen që Semi i ka bërë me shaka në këmbën e tij. Pikërisht kjo prekje ka ndezur debat të ashpër në shtëpi. Igli është shprehur i revoltuar se Semi i ka cënuar privatësinë, ndërsa kjo e fundit përpos faktit që i ka shpjeguar se e ka bërë me shaka, i ka thënë se ai nuk është personi i njëjtë që ajo njeh dhe jashtë.

“E di”- i tha Igli- “por këtu nuk lejoj. As jashtë s’të kam lejuar të ma bësh kështu.”

Në debat është përfshirë edhe Einxhel Shkira, të cilës s’i ka pëlqyer aspak reagimi i Iglit. Konkurrentja i ka thënë Iglit se nëse nuk do të bashkëjetojë dhe nuk e ka aspak problem as noniminim dhe largimin nga shtëpia të dalë që tani.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *