Detaje të tjera kanë dalë në lidhje me ekzekutimin e Alekdandër Sadikajt, ngjarje e cila tronditi vendin tre javë më parë.
Mësohet se shkak për këtë të fundit të jetë bërë përfshirja e tij në prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Burime për median bëjnë me dije se shtetasi me inicilalet D.H., kundrejt shumës 25 mijë euro ka blerë 100 kg hashash. Në lidhje me shumën e parave që ky shtetas i detyrohet personit nga fshati Buz, dyshohet se është Sadikaj. Sakaq shtetasi D.M., ka pasur debate me këtë shtetas duke pretenduar se nuk do ja kthente më sasinë prej 100 kilogramë hashash që kishte marre nga ai se ja kishin vjedhur dhe se nuk kishte leke që ti jepte. Ndërkohë shtetasi D. H., në bashkëpunim me shtetasin D. M., nën kërcënimin e armëve i kanë vjedhur shtetasit Z.B., një sasi të konsiderueshme lënde narkotike.
Dyshimet janë edhe se Sadikaj ka pasur udhëtime të shpeshta në rrugë tokësore në drejtim të Greqisë. Disa prej udhëtimeve të Sadikajt tregojnë lidhjen me një person nga Kuçova, i cili sipas të dhënave në sistemet e policisë është i përfshirë në vitin 2013 në aktivitetin e lëndëve narkotike të kokainës dhe heroinës nga Shqipëria në Greqi.