I qetë dhe pa pranga në duar/ Spiuni rus mbrohet nga avokat shqiptar, familja e kishte kontaktuar ditë më parë

Gjtykata e Elbasanit, me gjyqtare kryesore Pajtime Fatahu, do të japë masën e arrestit për 3 shtetasit e huaj të arrestuar pas sulmit në uzinën e Gramshit.

Me masën e arrestit do të njihen shtetasit tre shtetasit e huaj, dy rusët Svetlana Timofoeva, Mikhail Zorin dhe një shtetas ukrainas, Fiodor Mihailoviç.

Të ndaluarit akuzohen për tre vepra penale, nxjerrje sekreti, sigurimin e të dhënave sekrete dhe dhunë për shkak të detyrës.

U mësua se shtetasi rus Mikhail Zorin do të përfaqësohet nga avokati i njohur Saimir Vish, pasi e ka kontaktuar familja e të ndaluarit, ndërsa 2 të huaj e tjerë do të përfaqësohen nga avokatë të caktuar nga Gjykata.

Në momentin e mbërritjes në Gjykatë, Zorin është shfaqur i qetë dhe pa pranga në duar.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *