I quajti nacionalizëm qesharakë, Rama për postimin e vitit 2018: I qëndroj 100% të dyja rasteve

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me akuzat e bëra ndaj tij se përse nuk pati një reagim lidhur me deklaratën e FIFA-s për të gjobitur Granit Xhakën pasi veshi fanelën me emrin “Jashari” pas fitores së Zvicrës ndaj Serbisë.

Në reagimin e parë Rama e ka komentuar si nacionalizëm qesharak dhe të rrezikshëm festimin e shqiptarëve ndaj fitores së Zvicrës kundër Serbisë duke theksuar se nuk i takon atij të reagojë kur bëhet fjalë për dy qytetarë që luajnë për kombëtaren zviceriane, pasi nuk është kryeministër i Zvicrës.

Pas këtij reagimi në rrjet u publikua një post i Ramës në vitin 2018-të ku ai shprehte krenarinë për Xhakën dhe Shaqirin të cilët kishin shënuar kundër Serbisë në Europian.

Në postimin e dytë Rama shkruan se ai i qëndron të dyja postimeve por, nuk mund t’i ndihmojë dot ata që nuk kuptojnë pse-në.

“Janë ca kinse patriotë më të mëdhenj se të tjerët e disa kinse të zgjuar më shumë se të tjerët, që fjalëve të mia sot u kundërvihen me postimet e mia dikur për ? e Xherdanit e Granitit! U qëndroj 100% të dyjave dhe ata që nuk duan ta kuptojnë psenë nuk kam se si i ndihmoj”, shkruan Rama.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *