Në konferencë për mediat me komisionerin Oliver Varhelyi, Kryeministri Edi Rama tha se ai u është bërë i përditshëm shqiptarëve. Madje me humor shtoi se ka mbetur që tu dalë në frigorifer. Rama ka risjellë një situatë të ndodhur në Serbi me Presidentin Aleksandër Vuçiç
“Sepse mua këtu më keni, më ka ngelur që t’ju dal vetëm në frigorifer,”- tha Rama.
Por një inskenim i tillë ka ndodhur vërtetë në Serbi. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç në një video në kuadër të fushatës zgjedhore në Serbi, zgjodhi një mënyrë të pazakontë për të hyrë në një studio televizive. Teksa pritej për një intervistë në kanalin “Pink TV”, Vuçiç doli vërtet nga frigoriferi.