Pasi 18-vjeçari Anri Kashiku u mbyt, gjatë përpjekjes për të shpëtuar dy të mitur, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar mbi ngjarjen e rëndë.
Përmes një postimi në Facebook, Berisha shkruan se 18-vjeçari ishte një hero i vërtetë, pasi shpëtoi dy jetë, pavarësisht se ky veprim i kushtoi jetën.
Postimi i Plotë:
Një hero i vërtetë!
Miq, i riu 18-vjeçar, Anri Kashiku, si një hero i vërtetë, shpëtoi sot dy jetë, por vetë mbeti në ujrat e Adriatikut, për t’u bërë i pavdekshëm me veprën e tij.
Duke ndarë dhimbjen dhe zinë me familjen Kashiku për këtë humbje të pakompensueshme, i lutemi Zotit që shpirti i bardhë i Anrit shpëtimtar të gjejë paqen e merituar. Amin! sb