Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Shijak-Durrës. Një makinë që drejtohej nga një 19-vjeçar ka aksidentuar një këmbësor. Kalimtari 50-vjeçar është dërguar me urgjencë në spital. Fatmirësisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa 19-vjeçari është shoqëruar në Polici.
“Me datë 21.10.2021,rreth orës 16:30, në aksin rrugor Shijak -Durrës, mjeti me drejtues shtetasin A. S., 19 vjeç, ka aksidentuar shtetasin Xh. L., 50 vjeç, këmbësor, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit,”- thuhet në njoftimin e Policisë.
/Priza.al/