“Në burg duhet të futet doktori, jo im bir!” – ishte fjalia e vetme që thoshte babai i 24-vjeçarit, i cili mbrëmjen e djeshme mbyti me plasmas nënën e tij në një apartament në lagjen “Partizani” të Përmetit.
I tronditur nga ngjarja, babai fajëson doktorin, që nuk kishte marrë masa për ta vendosur në një institucion të përshtatshëm edhe pse disa herë i kishin shprehur shqetësimin për agresivitetin e 24-vjeçarit.
Prindërit kanë qenë të shqetësuar për sjelljen agresive të djalit të tyre. Madje ato kanë pasur frikë se mos u bënte keq të afërmve apo dhe njerëzve të tjerë.
Mbrëmjen e së shtunës, 3 qershor 2023, mes tyre dhe djalit ka pasur debat./ReportTV