Sipas informacionit të policisë, ditën e sotme, një motor ka goditur nga pas një kamion, në zonën e Unazës së Re, pranë Liqenit të Thatë. Drejtuesi i motorit është identifikuar 23-vjeçari me iniciale L.Dh, i cili për shkaqe ende të panjohura, është përplasur me kamionin e drejtuar nga M.Ll. Dyshohet se shpejtësia mund të ketë qenë motivi kryesor i këtij aksidenti.
Mësohet se i riu është lënduar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Nuk ka akoma asnjë informacion nëse është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po vazhdon hetimet për të zbuluar shkaqet e rrethanave të këtij aksidenti.