I riu nën rrënoja në Siri publikon videon tronditëse: Nuk di nëse do të vdes apo do të mbijetoj

Një video  tronditëse e një të riu nën rrënojat e një pallati në Siri po bën xhiron e botës.

Një djalë i ri nga Siria i cili kishte ngecur në ndërtesën e shembur, si pasojë e tërmetit shkatërrues që goditi këtë vend dhe Turqinë, ka arritur të realizojë dhe publikojë një video në rrjetet sociale.

Ai shihet i tëri i mbuluar në pluhur duke thënë se nuk e di nëse do të vdesë apo mbijetojë, dhe vazhdimisht thekson se nuk e di të shpjegojë ndjenjën e të qenurit nën rrënoja. I riu madje tregon se në ndërtesën ku jetonte në momentin kur ndodhi tërmeti, gjendeshin edhe tre apo katër familje tjera.

“Nuk e di nëse do të jetoj apo do të vdes. Nuk di si ta përshkruaj këtë ndjenjë të dikujt që po kalon këtë nën rrënoja . Siç mund ta shihni unë jam nën rrënoja. Janë më shumë se katër familje dhe fqinjët tanë. Nuk di si ta përshkruaj”, tha i riu.

Në një moment derisa fliste fillojnë të bien copëzat e betonit, ndërsa akoma nuk dihet asgjë për fatin e tij, pavarësisht se disa media që kontrollohen nga qeveria në Siri raportojnë se ai është nxjerrë i gjallë.

Nga ana tjetër numri i përgjithshëm i viktimave të tërmetit në Siri dhe Turqi ka shkuar në mbi 8000, derisa ekipet e shpëtimit po vazhdojnë punën e tyre për kërkimin dhe nxjerrjen e të mbijetuarve nga rrënojat.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *