I riu nga Mali i Zi ,”hap” lojra fati në Tiranë

Sekuestrohen 10 makineta që shërbejnë për lojëra fati.

Procedohet penalisht poseduesi i tyre.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për garantimin e rendit dhe sigurisë, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fusha të ndryshme, kapjen në flagrancë të shtetasve që kryejnë vepra penale dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e siguruara se në një lokal në rrugën “Besim Imami”, një shtetas mbante makineta për lojëra fati, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll në adresën e dyshuar.

Gjatë kontrollit, në magazinën një lokali, në rrugën “Besim Imami”, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan 10 makineta që shërbejnë për lojëra fati.

Në vijim të veprimeve u procedua penalisht shtetasi A. M., 24 vjeç, banues në Malin e Zi, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *