I riu qëlloi në ajër në oborrin e shkollës në Farkë/ Policia: Arma…

Policia ka njoftuar se ka nisur procedimi penal për 20-vjeçarin me inicialet F.Sh. i cili ka qëlluar në ajër në oborrin e një shkolle. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në një shkollë në Farkë.

Sipas bluve, arma ka qenë imituese e zhurmës së armëve reale.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin F. Sh., 20 vjeç, sepse më datë 04.05.2023, në oborrin e një shkolle, në Farkë, Tiranë, ka qëlluar në ajër, me një pistoletë imituese të zhurmës së armëve. Pistoleta imituese u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *