Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Kavajë ku një 28-vjeçar pasi është shoqëruar nga policia ka vrarë veten në ambientet e komisariatit.
Burime bëjnë me dije se 27-vjeçari Igli Ustameta, ishte ndaluar ditën e sotme rreth orës 14:00 pasi akuzohej për disa vjedhje në zonën e Kavajës.
Drejtori i Policisë së Qarkut të Tiranës Florenc Panganika dhe një grup ekspertësh të SHÇBA janë nisur drejt Drejtorisë së Policisë së Kavajës, për të hetuar ngjarjen.
Ndërkohë një tjetër burim për Abc bën me dije se priten arrestime të policëve që kanë qenë në shërbim në dhomat e paraburgimit.