I shiste drogë parukieres, arrestohet shqiptari në Itali

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi i shiste drogë një parukiereje.

Sipas policisë fqinje, parukierja ka deklaruar se shqiptari e kishte furnizuar me drogë për rreth dy vjet, periudhë gjatë së cilës janë bërë rreth 100 shkëmbime. Për parukieren u vendos masa e sigurisë “Arrest shtëpie.”

Mediat vendase bëjnë me dije se shqiptari, i mbrojtur nga avokati Gianni Dionigi, u përpoq të shfajësohej.

Sipas gjyqtarit hetues Valerio D’Andria i dyshuari mohoi të ishte takuar me parukieren për shitjen e lëndëve narkotike dhe pretendoi se kishte caktuar një takim me të për të prerë flokët.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *