Mbrëmjen e së enjtes u raportua një krim brenda familjes në fshatin Greshicë të Mallakastrës.
37-vjeçari Mariglen Muhametaj i shkaktoi vdekjen babait të tij Qemal Muhametajt .
U arrestua nga uniformat blu në fshatin Fratar pasi u largua nga vendi i krimit, sakaq fqinjët e tyre deklarojnë që Marigleni vuante prej shumë kohësh nga çrregullime të shëndetit mendorë.
Ja mori jetën babait të tij me pllakë betoni, u shpreh fqinji i tij duke shtuar se Marigleni më parë kishte emigruar për në Greqi por kur u kthye filluan të dalloheshin çrregullimet mendore të tij.
Të pyetur nga mediat se nëse goditja kishte ardhur si shkak i një konflikti, fqinjët than se:
“Jo ashtu ishte si gjysmë ai”
Një tjetër banorë tha se i ati i Mariglenit po lante këmbët në oborrin e shtëpisë kur është qëlluar nga i biri pa ndonjë motiv.
Ai gjithashtu shtoi se në fakt Marigleni sillej mirë me banorët e fshatit.
“I ati kishte shkuar jashtë të lante këmbët dhe pa shkak ai ka shkuar dhe e ka qëlluar me pllakë betoni në kokë. I ati vdiq në vend. Çuni iku pas ngjarjes, u gjet andej nga Fratari lart. Ai ashtu ka qenë. Me ne mirë sillej, nuk tregohej agresiv”