I shkrepet aksidentalisht arma e gjahut, 59-vjeçarja pëson djegie në trup

59-vjeçarja M.M., ka pësuar djegie të lehta në trup pasi një armë gjahu është shkrepur aksidentalisht.

Aktualisht 59-vjeçarja po merr mjekime në spitalin e Korçës, ndërsa bëhet me dije se arma e gjahut ishte me leje nga bashkëshorti i 59-vjeçares.

Njoftimi:

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 20.12.2022, në fshatin Shëngjergj, Maliq, shtetasja M. M., 59 vjeçe, dyshohet se gjatë zhvendosjes brenda banesës, së një arme gjahu (çifte), aksidentalisht arma është shkrepur dhe për pasojë kjo shtetase ka pësuar djegie të lehta në trup. 59-vjeçarja aktualisht po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës. Arma e gjahut (çifte) posedohej me leje nga bashkëshorti i 59-vjeçares. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *