I shkroi gruas një ditë para finales: Do të jem kampion bote, dashuri. Është e shkruar… Parandjenja e pabesueshme e Di Maria

Nëse besoni, mundeni. Ndonjëherë duhet të ëndërrosh që dëshira më në fund të bëhet realitet. Di Maria kishte besim. “Jam i bindur se Argjentina do ta mund Francën në finalen e Kupës së Botës”.

Kështu i tha Jorgelina Cardoso, gruas së tij, një ditë para takimit vendimtar në një bisedë në WhatsApp. Tani ajo e ka zbuluar këtë bisedë në një postim në Instagram.

“Do të jem kampion bote, dashuri. Është e shkruar. Dhe do të shënoj gol. Sepse është shkruar si në ‘Maracana’ dhe në ‘Wembley’, – i shkroi Di María. Një rrëfim që la gojëhapur gruan e tij: “Ky mesazh më rrëqethi trupin… Nuk di çfarë dreqin të të them”.

Lojtari i Argjentinës nuk kishte dyshime dhe këmbënguli sërish në mesazhin e tij. Ai ishte i bindur se do të ngrinte Kupën e Botës. “Nuk ke pse të thuash asgjë. Shko dhe kënaqu nesër, sepse ne do të jemi kampionë bote. Sepse ne të 26-të që jemi këtu dhe familja e secilit e meriton”, – i tha Di Maria. Fjalë të cilave Jorgelina Cardoso iu përgjigj me një “emoji” duke qarë nga gëzimi.

“Ti e di sa bukur, dashuri. Nesër jemi kampionë bote. Është shkruar. Është e jona, dashuri”, – vazhdoi Ángel, i cili në fund të fundit kishte të drejtë. Ai shënoi golin e dytë për Albiliceste kundër Francës dhe u shpall kampion bote.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *