Këngëtarja e njohur Fifi, tregoi mbrëmjen e sotme në “Më lër të flas” si është njohur me të dashurin e saj, Adisin.
Fifi tregoi se u njoh përmes Kledit, dhe pas disa takimesh, Fifi i shkruaji, dhe po atë ditë janë puthur.
“Mardhënia me Adisin është gjithçka që kam ëndërru në jetë. Është dashur me u fut në BB me njoh Kledin dhe pastaj me njoh Adisin. Kledi është kushëri i Adisit. Unë nuk kam unazë, kur ta kem, blihen këpucët. Jena taku dy tre her pasi kam dalë nga BB. Pasi doli PM ishim mbledh krejt dhe Kledi u ul përball meje, tha më pyeti Adisi ça shenje je. Thash leje se i shkruj vet, jam dashi thash. Më ka ardh më ka taku. Atë dit e putha. Ishin tre katër qirinj të ndezur dhe nuk i rezistova dot”, tha Fifi sonte në “Më lër të flas”.