Presidenti i Republikës, Ilir Meta dhe kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha kanë reaguar pas tragjedisë në Bullgari. Si pasojë e përplasjes së autobusit, kanë ndërruar jetë të paktën 46 persona e janë plagosur 7 të tjerë.
Meta i shpreh ngushëllime familjarëve dhe autoriteteve të vendit fqinj. Kryedemokrati shkruan se mes jetëve të humbura janë edhe shtetas me origjinë shqiptare e të mitur. Ai i shpreh në shkrimin e tij, ngushëllimet familjarëve të viktimave.
Mesazhi i Metës:
Hidhërim i madh dhe trishtim i thellë për humbjen aksidentale tragjike të jetës të bashkëkombësve tanë nga Maqedonia e Veriut.
Në këto çaste të rënda i shpreh ngushëllimet më të thella familjarëve dhe autoriteteve të vendit fqinj, si dhe uroj shërim sa më të shpejtë dhe të plotë për të mbijetuarit!
“I shokuar nga tragjedia e tmerrshme në Bullgari që shkaktoi humbjen e kaq shumë jetëve të pasagjerëve, përfshirë shumë bashkombas tanë e mes tyre shumë të mitur. Ngushëllimet më të ndjera familjeve të viktimave. Zoti ju dhënë forcë në përballimin e kësaj dhimbje të tmerrshme”, shkruan Basha.